1. Hyrje
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) në mars të vitit 2022 ka filluar implementimin e projektit “Përtej punësimit” përmes HumanRightivism që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Komunitetit për Zhvillim Komunitar – CDF.
Objektivi kyç i projektit është të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës si organi i vetëm në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës që bënë monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.
Qendra për Politika dhe Avokim, e quajtur në vijim si “Klienti”, synon të kontraktojë shërbimet e një kompanie të kualifikuar dhe me përvojë në dizajn dhe markim, e cila do të referohet më tutje si “Kontraktori”, për të dizajnuar dhe zhvilluar udhërrëfyes për përdorim të brending-ut për Inspektoratin e Punës në Kosovë. Ky dokument përshkruan Termat e Referencës (TOR) për brendingun e Inspektoratit të punës.
2. Qëllimi:
Inspektorati i Punës në Kosovë kërkon të rrisë dukshmërinë, besueshmërinë dhe perceptimin e publikut përmes një iniciative gjithëpërfshirëse të markimit. Qëllimi i këtij dokumenti është të sigurojë një grup të qartë termash referimi për prokurimin e një kompanie të dizajnit për të ndërmarrë këtë projekt.
3. Sfondi:
Inspektorati i Punës në Kosovë është një agjenci qeveritare e pavarur përgjegjëse për sigurimin e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret e punës, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe promovimin e praktikave të drejta të punës. Një identitet i fortë dhe koheziv i markës është thelbësor për të komunikuar misionin, vlerat dhe shërbimet e saj në mënyrë efektive.
4. Objektivat:
Objektivat kryesore të këtij projekti të markimit janë si më poshtë:
a. Zhvillimi i një identiteti vizual të dallueshëm dhe bindës që pasqyron misionin, vlerat dhe angazhimin e Inspektoratit të Punës ndaj të drejtave të punës.
b. Krijimi i një mesazhi të qartë dhe të qëndrueshëm të markës që rezonon me palët e interesuara, duke përfshirë punëdhënësit, punonjësit dhe publikun e gjerë.
c. Rritja e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të publikut për rolin dhe shërbimet e Inspektoratit të Punës.
5. Fusha e punës
Kontraktori pritet të kryejë detyrat e mëposhtme:
a. Takime me hisedarë brenda Inspektoratit të Punës për të kuptuar më mirë rolin dhe kërkesat sa i përket markimit
b. Dizajnimi i një logo të re, dhe materialeve mbështetese të markës (p.sh., placeholders për fotografi, markimi i dokumenteve) që përputhen me strategjinë e vendosur të markës.
c. Krijimi i një udhëzuesi për stilin e markës për të siguruar zbatim të qëndrueshëm në të gjitha kanalet e komunikimit.
d. Ofrimi i një trajnimi brenda zyrës së Inspektoratit të Punës ku udhëzohen palët e brendshme të interesit për ruajtjen e qëndrueshmërisë së markës.
4. Të dorëzueshme:
Kontraktori pritet të dorëzojë:
- Raportin fillestar pas takimeve me hisedarë të brendshme (këto takime facilitohen nga Klienti dhe synohen të jenë më së shumti 2 takime me rreth 10 hisedarë) .
- Propozime për logo të re (deri në 3 propozime)
- Krijimi i materialeve të identitetit vizual pas përzgjedhjes së logos
- Udhëzues për stilin e markimit.
- Materiale dhe sesione trajnimi (deri në 2 trajnime të facilituara dhe mbajtura brenda zyrës së Inspektoratit të Punës) për palët e brendshme të interesit.
4. Afati kohor
Afati kohor i projektit do të finalizohet në diskutim ndërmjet Kontraktori-t dhe Klientit, mirëpo një draft afat duhet të propozohet i cili parasheh përfundimin e punës më së largu më 20 Dhjetor, 2023.
7. Dorëzimi i Propozimeve
Kompanitë e interesuara ftohen të paraqesin propozimet e tyre duke përfshirë:
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit
- Kostoja financiare (pa TVSH)
- Portfolio të kompanisë me punët relevante
- Qasja dhe metodologjia (2 faqe), duke përfshirë qasjen teknike, por edhe ide për ndryshimet e propozuara
8. Procesi i përzgjedhjes:
Klienti do të vlerësojë propozimet bazuar në kritere të tilla si përvoja, ekspertiza, kostoja dhe qasja e propozuar. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund të ftohen për një intervistë ose prezantim.
9. Pyetje
Për pyetje ose sqarime në lidhje me këto Kushte të Referencës, ju lutemi kontaktoni cpa.kosova@gmail.com.
Afati kohor për pyetje është deri më 5 Nëntor, 2023.
10. Afati kohor për dorëzim të propozimeve
Palët e interesuara ftohen të paraqesin dokumentet e kërkuara në email adresën cpa.kosova@gmail.com deri me datë 15 Nëntor, 2023 në ora 23:59.
Recent Comments